Please enter at least 3 characters.

Rashica flet si lider i Werderit: Futbolli nganjëherë di të jetë shumë zhgënjyes

2019/10/GettyImages-1165884564.jpg
252:"BREMEN, GERMANY - AUGUST 03: Milot Rashica of Werder Bremen in action during the pre-season friendly match between SV Werder Bremen and FC Everton at Wohninvest Weserstadion on August 03, 2019 in Bremen, Germany. (Photo by Cathrin Mueller/Getty Images)
12:"Getty Images

Milot Rashica ka qenë futbollisti kryesor i Werder Bremenit këtë edicion në Bundesliga.

Sulmuesi kosovar ka bartur i vetëm barrën e klubit duke shënuar e asistuar thuajse në të gjitha ndeshjet.

23-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë dy asistime në 13 ndeshjet me Bremenin.

Werder në katër ndeshjet e fundit ka pësuar po aq humbje gjë që i ka dëshpëruar tifozët, por edhe vet lojtarët.

Rashica nëpërmjet një postimi në Instagram ka falënderuar tifozët për mbështetjen, derisa ka thënë se futbolli nganjëherë është shumë zhgënjyes.

“Futbolli ndonjëherë mund të jetë shumë zhgënjyes. Nuk i morëm rezultatet që donim në ndeshjet e fundit”.

“Por ne fitojmë, barazojmë dhe humbasim së bashku. Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme edhe në periudha të vështira”, ka shkruar Rashica.

Për Rashicën ndeshja ndaj Kolnit të shtunën në mesditë mund të jetë e fundit me fanellën e Werderit, pasi ylli kosovar ka oferta nga Anglia dhe mund të largohet në janar. /Telegrafi/