Please enter at least 3 characters.

Raportohet zhdukja e një gruaje në Prishtinë, policia nis hetimet

Një rast i personit të zhdukur është raportuar në Prishtinë, ku një grua është larguar nga banesa e saj dhe nuk është kthyer më.

Sipas informacionit të raportuar në polici, viktima, shtetase e Kosovës, është larguar nga shtëpia më 28 maj rreth orës 21:36, ndërsa familjarët kanë humbur kontaktet me të dhe kanë njoftuar autoritetet.

Policia ka bërë të ditur se njësitë përkatëse janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për lokalizimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim. /Telegrafi/