Raportimet për arrestimin e Mozzik, reagimi i Getinjos
Mozzik dhe Getinjo
Getinjo dhe MozzikFoto: InstaStory
Foto: Instagram
17/09/2025
Mbrëmjen e djeshme (e martë) u raportua se është arrestuar reperi nga Ferizaj Mozzik.
Sipas asaj që u tha, ai u arrestua nga policia doganore dhe është dërguar në mbajtje për 24-orë.
Arsyeja e ndalimit lidhet me dyshimet e bazuara për prejardhjen e dy orëve luksoze, që kapin vlerë të larta.
E më pas avokati Arianit Koci në një njoftim në rrjete sociale tha që Mozzik nuk është arrestuar pasi ka qenë duke pirë kafe me të.
Sidoqoftë, një reagim u bë edhe nga vëllai i tij këngëtari tjetër i njohur, Getinjo.
Në një shkrim në InstaStory, tha: “Mos bëni zhurmë, zhurmë bën vetëm gjeneratori”.
Mbetet në vazhdim për t’u parë se si qëndron e vërteta e gjithë kësaj. /Telegrafi/


