Please enter at least 3 characters.

Raportet Shqipëri – Serbi, Sinani: Do të duhej të ndikonin në përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë, e jo në përkeqësim

2021/12/Ardita-Sinani-677x316_c.jpg

Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka thënë sot se pushteti i Aleksandat Vuçiqit është nacionalist, gjersa tha se relaksimi i marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Serbisë do të duhej të ndikonte edhe në përmirësimin e të drejtave dhe të ekonomisë së shqiptarëve ne Luginën e Preshevës, e jo në përkeqësim.

Sinani në një postim në Facebook shkruan se Tirana duhet që pa paternalizëm të kontribuojë në ngritjen e cilësisë dhe të angazhimit të politikës shqiptare në rajon për interes të përgjithshëm.

Lexoni të plotë postimin e saj në Facebook: Pushteti i Vuciqit është pushtet politikisht nacionalist, kulturalisht neokonservator dhe ekonomikisht neoliberal, që fshihet pas imazhit pro evropian por që realisht ushqen një Serbi autoritare që shkel të drejtat e minoriteteve dhe të drejtat e njeriut. Fatkeqësisht po përkëdhelet nga Perëndimi për arsye gjeostrategjike dhe gjeopolitike.Kemi qenë në pritje të rezultateve konkrete nga raportet e fqinjësisë së mirë Shqipëri-Serbi. Deri më sot asnjë rezultat për sa i përket çështjes së shqiptarëve në Luginë. Përkundrazi, vetëm përkeqësim.Relaksimi i marrëdhënieve rajonale e sidomos midis Shqipërisë dhe Serbisë do të duhej të ndikonte edhe në përmirësimin e të drejtave dhe të ekonomisë së shqiptarëve ne Luginën e Preshevës.Tirana duhet që pa paternalizëm të kontribuojë në ngritjen e cilësisë dhe të angazhimit të politikës shiptare në rajon për interes të përgjithshëm. /Telegrafi/