Please enter at least 3 characters.

Ramirez: Klubet në Serie A nuk janë transparente sikurse Sampdoria, nuk po tregojnë numrin e të infektuarve me coronavirus

2020/03/GettyImages-1184439762.jpg
257:"GENOA, ITALY - NOVEMBER 24: Gaston Ramirez of UC Sampdoria celebrates after his penalty 2-1 during the Serie A match between UC Sampdoria and Udinese Calcio at Stadio Luigi Ferraris on November 24, 2019 in Genoa, Italy. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Ndërkohë që Serie A po kërkon të gjejë një zgjidhje, nëse do të jetë e mundur të mbyllet ky sezon, ylli i Sampdorias, Gaston Ramirez, ka hedhur akuza të rënda.

Sipas tij klubet e tjera nuk kanë raportuar drejtë në lidhje me të infektuarit nga coronavirusi në klubet e tyre.

“Sampdoria nuk ka mbajtur të fshehtë asgjë ndryshe nga disa skuadra të tjera që e kanë bërë diçka të tillë”.

Gaston Ramirez (Foto: Enrico Locci/Getty Images)

“Kjo është një mungesë respekti ndaj atyre që kanë qenë transparentë dhe ndaj personave që kanë pasur kontakte me të infektuarit. Të tregosh që ke coronavirus nuk është se po bën krim, por është çështje shëndeti dhe etike”.

“Dikush mendon se është e vërtetë që vetëm Sampdoria në Serie A ka pasur 6,7 apo 8 të infektuar dhe skuadrat e tjera jo”, ka thënë Gaston Ramirez.

Serie A

Juventusi është klub tjetër që ka njoftuar se ka tre të infektuar, ndërsa edhe Atalanta, ka njoftuar për portierin Marco Sportiello. /Telegrafi/