Please enter at least 3 characters.

Rame Lahaj International Opera Festival 2026

Rame Lahaj International Opera Festival rikthehet me edicionin e tij të gjashtë, duke sjellë gjatë muajit korrik një program artistik që bashkon muzikën klasike, operën, artin pamor dhe aktivitetet kulturore në disa hapësira të Kosovës.

Festivali organizohet nga Rame Lahaj Foundation dhe synon ta kthejë Prishtinën dhe Kosovën në një pikë takimi për artistë, muzikantë, profesionistë të operës dhe publikun që ndjek artin lirik dhe muzikën klasike. Programi i këtij viti ndërthur koncerte, masterclass-e, aktivitete edukative dhe performanca artistike me emra vendorë dhe ndërkombëtarë.

Detajet

Data: 4–29 korrik 2026
Koha: Nga ora 20:00
Vendndodhja: Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës

Programi?

Programi i RLIOF 2026 përfshin:

  • 4 korrik - Koncerti i grupit Minatori dhe hapja e ekspozitës së Fadil Berishës
  • 5-6 korrik - Masterclass fotografie me Fadil Berishën
  • 10 korrik - “Open Mic” Karaoke
  • 14 korrik - Koncert “Nexhmije Pagarusha” në Prishtinë
  • 16 korrik - Koncert “Nexhmije Pagarusha” në Ferizaj
  • 18 korrik - Koncert “Nexhmije Pagarusha” në Istog
  • 18-23 korrik - Masterclass me vocal coach Jean Bernard Thomas
  • 20 korrik - “Young Classics” me Korin dhe Orkestrën “Amadeus”
  • 22 korrik - “Ensemble Evening” koncert jazz me Cosimo and the Hot Coals
  • 24 korrik - “New Generation” koncert i pjesëmarrësve të masterclass-it
  • 26 korrik - “Opera Night” me Elbenita Kajtazi dhe Charles Castronovo
  • 28 korrik - Konferenca për media RLIOF 2026
  • 29 korrik - Gala Night “Rame Lahaj & Friends”

Arsyet pse duhet të merrni pjesë

  • Përjetoni performanca artistike dhe produksione ndërkombëtare live
  • Merrni pjesë në masterclass-e dhe aktivitete edukative nga emra të njohur të operës
  • Zbuloni forma të ndryshme të artit dhe muzikës klasike
  • Përjetoni atmosferën e festivalit përmes koncerteve dhe aktiviteteve kulturore
  • Takoni artistë, profesionistë dhe pjesëmarrës të muzikës klasike dhe operës

Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit etj.

Biletat do të jenë në dispozicion nga muaji qershor përmes Rave Travel.

Kontakt:

Facebook:
Rame Lahaj Foundation Facebook

Sponsor gjeneral i këtij edicioni është IPKO

true