Please enter at least 3 characters.

Ramadani: Për të kthyerit nga Siria do të kujdesemi për trajtimin e shëndetit të tyre

2017/08/spital-1.jpg
207:"Personeli mjekësor i repartit të lindjes gjatë kujdesit të tyre ndaj pacientëve të cilët kanë nevojën e mbështetjes njerëzore dhe profesionale në Klinikën Gjinekologjike në QKUK në Prishtinë.
15:"Vedat Xhymshiti

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, në një konferencë për media ka thënë se ndaj të gjithë të kthyerve nga Siria në Kosovë, do të ju bëhet kontrolli i përgjithshëm mjekësor për ndonjë sëmundje eventuale.

Sipas tij, ata do të mbahen për 72 orë nën kujdes, ku më pas do të jenë të lirë për të shkuar nëpër shtëpitë e tyre për të zhvilluar një jetë normale.

“Ju informoj se për arsye të ruajtjes së shëndetit publik, ekipi i mjekëve do të bëjë kontrollin shëndetësor, në sëmundjet ngjitëse dhe vaksinimi i tyre. Pas maksimumi 72 ore do të lëshohen në shtëpi nëpër komunat përkatëse. Grat dhe fëmijët kanë përjetuar situata dramatike”, ka thënë Ramadani.

Ndryshe, në orët e hershme të mëngjesit të sotshëm, institucionet e vendit në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë arritur të kryejnë operacionin e filluar nga muaji tetor i vitit të kaluar për të kthyer nga vatrat e luftës në Siri, 110 qytetarë të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/