Please enter at least 3 characters.

Ramadani: Nuk ka ikje nga FSK, rreth 300 pjesëtarë kanë marrë pension të parakohshëm

2019/02/FSK-ja-foto-ridvan-Slivova-03.jpg
14:"Ridvan Slivova

Zëvendës ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se lajmi për ikje nga FSK-ja është i pavërtetë.

Ramadani në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se janë rreth 300 pjesëtarë të FSK-së që kanë marrë pension të parakohshëm.

Sipas tij nuk bëhet fjalë për ikje.

" 'Fake News' është lajmi për ikje nga FSK-ja. Nuk po braktiset Forca jonë.  Janë rreth 300 pjesëtarë të FSK-së që kanë marrë pension të parakohshëm, sipas ligjt dhe në përputhje me standardet dhe rregullat e brendshme. Pensionet e parakohshme kryesisht ndërlidhen me aspektin e moshës.  Dalja në pension të parakohshëm është procedurë standarde nëpër krejt ushtritë e botës demokratike.  Në Kosovë, kjo është e rregulluar me ligjet në fuqi dhe ruan nderin e dinjitetin e pjesëtarëve të Forcës sonë.  Nuk bëhet fjalë për ikje. Nuk bëhet fjalë për konotacione negative", ka shkruar Ramadani./Telegrafi/