Rama publikon pamje nga Vlora: Do të bëhet për herë të parë me një kryetare bashkie
03/11/2025
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se këtë të diel Bashkia e Vlorës do të bëhet me kryetar të saj.
Kështu bëri të ditur Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ku ndër të tjera ka publikuar dhe një video me pamje të qytetit dhe bregdetit të Vlorës.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me Vlorën e bukur, e cila këtë të diel do të bëhet për herë të parë me një kryetare bashkie, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama. /Telegrafi/


