Please enter at least 3 characters.

Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një takim me ish-presidentin francez, François Hollande.

Rama priti Hollande në Kryeministri teksa ka ndarë pamje dhe detaje nga ky takimi.

Ai në postimin e tij në “Facebook” shkruan se e akordoi Hollande me Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike.

Sipas tij, ky është një vlerësim ndaj tij për mbështetjen e vazhdueshme në promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Kënaqësi dhe privilegj të mirëprisja Presidentin e Francës, François Hollande. Në shenjë mirënjohjeje për miqësinë, mbështetjen dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës, pata nderin t’i akordoj Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

Vlerësim edhe për mbështetjen e tij të vazhdueshme në promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, për inkurajimin e rrugëtimit tonë evropian dhe për besimin se vendi ynë ka një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në një Evropë të bashkuar”, shkruan Rama.