Please enter at least 3 characters.

Rama për mos dekretimin e Gent Cakajt: Vendim skandaloz, turpërues, ndjesë Kosovës

2018/02/edi-rama-2.jpg

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas vendimit të presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Gent Cakajn si ministër të Jashtëm.
Ai e ka quajtur refuzimin e presidentit jo kushtetues dhe të turpshëm.

“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm?Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin. Ndjesë Kosovës për këtë turp”, ka shkruar Rama në Twitter. /Telegrafi/