Please enter at least 3 characters.

Rama mbledh qeverinë në Elbasan

2018/11/Edi-Rama-1024x576.jpg
367:"Foreign Policy Chief Federica Mogherini (L) during a joint press conference with Albanian Prime Minister Edi Rama (R) in Tirana, on March 3, 2017. Mogherini is on a tour to the Balkan states - a tour that started in Montenegro and will end in Albania - to reassure the countries that the EU remains open for enlargement despite crises in the EU. GENT SHKULLAKU / AFP
14:"Gent Shkullaku

Të dielën kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një mbledhje të qeverisë në qytetin e Elbasanit.

Purimet bëjnë me dije për gazetën “Panorama” se në mbledhjen e sotme të qeverisë në Elbasan do të jenë të pranishëm edhe ministrat e rinj të kabinetit Rama, si ato të dekretuar nga Presidenti Meta, ashtu edhe ato të padekretuar.

Takimi bëhet në një kohë kur qeveria pritet të vendosë objektivat e saj të reja për vitin 2019, ku krahas angazhimeve politike siç janë zgjedhjet vendore, në krye të objektivave do të jetë gjithashtu edhe procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kjo, pasi në muajin qershor do të jepet vendimi i radhës për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në takim pritet të jetë edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. /Telegrafi/