Please enter at least 3 characters.

Rama: Kongresi më i bukur qëkur jam në PS

2016/01/f.1106124727327_m.gif

 1500 delegatë të ardhur nga gjithë Shqipëria votuan dje programin e ri politik, i përmbledhur në një broshurë prej 92 faqesh nën titullin “Rilindja Shqiptare”.

Ndërkaq, vetëm 30 minuta pasi Kongresi i PS-së mbylli punimet, Edi Rama bëri komentet në faqen personale të rrjetit social Twitter. Ai e vlerësoi Kongresin shumë të bukur dhe dha dhe disa nota për fjalimet që i kishin pëlqyer më shumë.

“Ky është kongresi më i bukur qëkur jam në PS. Dhe më e bukura është që ky është vetëm fillimi!” Fjalimi më i bukur? Spartak Ngjela. Fjalimi më njerëzor? Pandeli Majko. Fjalimi më i ndjerë? Erion Braçe!”, ka shkruar Rama. /Balkanweb/Telegrafi/