Please enter at least 3 characters.

Rama: Kemi një mandat, kemi disa detyrime kundrejt njerëzve dhe nuk mund të themi, tani anulojmë lojën

2019/03/Takimi-i-qeverive-Kosove-Shqiperi-Isa-Mustafa-e-Edi-Rama-foto-Ridvan-Slivova-75-e1579866207127.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryeministri Edi Rama në një intervistë dhënë Televizionit “La7” ka folur për zhvillimin ekonomik në vend duke minimizuar protestën e opozitës.

Rama ka thënë se protestat në Shqipëri po zhvillohen në një perimetër prej një kilometri.

"Po mundohemi të rritemi më shumë në sektorin e turizmit. Kemi arritur gati gjysmë milionë turistë italianë vitin e kaluar dhe duam ta tejkalojmë këtë numër. Edhe për këtë unë jam në Itali, për t’i thënë të gjithëve që ato pamje jo pozitive janë të një proteste që zhvillohet në një perimetër prej një kilometri, jashtë këtij perimetri jeta vazhdon”, ka thënë Rama.

Rama ka thënë Shqipëria ka sfida, por se janë në rrugën e duhur.

“Është një revoltë e estabilshmentit të vjetër që u largua 5 vite e gjysmë më parë me 1 milion vota, një gjë e jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe që ka lënë pas një vend me probleme të mëdha, të cilat ne po luftojmë. Ka shumë sfida, Shqipëria nuk është pa probleme, por jemi në rrugën e duhur”, ka theksuar ai.

Ndër të tjera Rama ka thënë se ka një mandat the nuk mund ta lë në gjysmë për të filluar nga e para dhe që sipas tij tua lë kundërshtarëve ta bëjnë skuadrën që ata duan.

“Kemi një mandat, kemi disa detyrime kundrejt njerëzve dhe nuk mund të themi, tani anulojmë lojën, fillojmë nga fillimi dhe t’i lejojmë kundërshtarëve tanë të bëjnë skuadrën që ata duan për të fituar ndeshjen” , është shprehur ai./Telegrafi/