Please enter at least 3 characters.

Rama: Kemi hyrë në fazën e fundit të punimeve në Gollak

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se punimet për lidhjen e kryeqytetit me zonën e Gollakut kanë hyrë në fazën e fundit.

Përmes një postimi në rrjetin sociale në Facebook, Rama ka ndarë pamje nga punimet, duke theksuar rëndësinë e projektit për përmirësimin e lidhjes rrugore ndërmjet Prishtinës dhe Gollakut.

“Po e lidhim Kryeqytetin me Gollakun!”, ka shkruar Rama, duke bërë të ditur se projekti po i afrohet përfundimit.

Sipas tij, aktualisht është duke u zhvilluar faza përfundimtare e punimeve, ndërsa përfundimi i projektit pritet të përmirësojë qarkullimin dhe lidhjen e kryeqytetit me këtë pjesë të Kosovës. /Telegrafi/