Please enter at least 3 characters.

Rama: Kemi çfarë t'i ofrojmë BE-së (Video)

2016/01/rama-kemi-ccedil-far-euml-t-i-ofrojm-euml-be-s-euml-video_hd.jpg

Ky samit ka si synim ri përsëritjen e perspektivës evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen e procesit të integrimit në BE.

Në të morën pjesë krerët dhe ministrat nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, si Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Pjesëmarrës janë edhe Kroacia, Sllovenia, Austria dhe Franca.

“Ne mendojmë që ta shtyjmë më tej procesin e integrimit në BE”, tha Merkel.

“Jam i lumtur që ramë dakord që ky takim të bëhet rregullisht”, theksoi Rama. “Ne e shohim BE-së, jo vetëm si sukses, por edhe si një frymëzim, një shpresë për një të ardhme më të mirë”. /Shekulli/