Please enter at least 3 characters.

Raikkonen shtyn festën e Hamilton, Vettel gabon sërish

2018/10/LewisHamiltonShba-e1540155497676.jpg
266:"AUSTIN, TX - OCTOBER 19: Lewis Hamilton of Great Britain and Mercedes GP walks in the Paddock after practice for the United States Formula One Grand Prix at Circuit of The Americas on October 19, 2018 in Austin, United States. (Photo by Mark Thompson/Getty Images)
12:"Getty Images

Lewis Hamilton ka dështuar të shpallet kampion i Formula 1 për të pestën herë në karrierë, pasi zuri vendin e tretë në garën për Çmimin e Madh të SHBA-ve.

Mercedesi e lëshoi fitoren nga dora për shkak të vonesës në 'pit stopin' e dytë, ashtu që Kimi Raikkonen i Ferrarit siguroi triumfin e parë në një garë pas më shumë se pesë vitesh.

(Foto: Mark Thompson/Getty Images/Guliver)

Shoku i skuadrës së Raikkonenit dhe rivali për titulli Hamiltonit, Sebastian Vettel, dukej se ishte dorëzuar në garën për titull, teksa në këtë garë po konkurronte me Daniel Ricciardon e Red Bullit.

Para Hamiltonit doli edhe Max Verstappen, prandaj britaniku duhet të presë deri në garën për Çmimin e Madh të Meksikës në fundjavën e ardhshme, ku do ta ketë shansin tjetër për t'u shpallur kampion.

(Foto: Charles Coates/Getty Images/Guliver)

Pas garës në Austin të Teksasit, piloti i Mercedesit është 70 pikë përpara Vettelit të Ferrarit, ndërsa në tri garat e mbetura janë në dispozicion 75 pikë.

Për pilotin e Ferrarit ishte një gabim i radhës, pasi ka mundur ta ngushtojë shumë diferencën me liderin e kampionatit dhe të shpresojë vërtet për titull në garat e mbetura.

Çfarë do të ndodhë në garën e ardhshme

(Foto: Charles Coates/Getty Images/Guliver)

Gara për Çmimin e madh të Meksikës zhvillohet në fundjavën që vjen. Hamilton duhet t'i fitojë vetëm pesë pikë për t'u shpallur kampion. /Telegrafi/

(Foto: Formula 1)