Please enter at least 3 characters.

Rahoveci fiton miqësoren kundër Yllit

2016/09/rahoveci-ylli-e1474955193214.jpeg

Mbrëmë është zhvilluar miqësorja basketbollistike mes Golden Eagle Ylli dhe Rahovecit në palestrën sportive “13 Qershori” të Therandës.

Ndeshja përfundoi me fitore të skuadrës së Rahovecit me rezultat 76:79.

Më efikasët te skuadra e Golden Eagle Yllit ishin Urim Zenelaj me 21 pikë dhe Altin Morina me 18 sosh.

Për skuadrën e Rahovecit u dallua Artin Gashi, i cili shënoi 27 pikë.