Please enter at least 3 characters.

Rafinha: I lumtur për fitoren dhe golin

2018/10/Rafinha-e1540419976598.jpg
284:"BARCELONA, SPAIN - OCTOBER 24: Rafinha of Barcelona is challenged by Ivan Perisic of Inter Milan during the Group B match of the UEFA Champions League between FC Barcelona and FC Internazionale at Camp Nou on October 24, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Barcelonës, Rafinha, u shpreh i lumtur për golin dhe fitoren 2-0 ndaj Interit.

Braziliani gjithashtu premtoi se skuadra do të jep gjithçka për të vazhduar me fitore edhe në La Liga kundër Real Madridt.

"Jam shumë i lumtur se kam startuar, ndihem mirë, kam shënuar dhe ne fituam", ka thënë Rafinha pas ndeshjes.

Rafinha pas ndeshjes u takua me ish-bashkëlojtarët e tij (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

"Rezultati na jep shumë besim dhe si gjithmonë ne do të japim gjithçka të dielën".

"Jemi shumë të lumtur që arritëm të bëjmë një paraqitje të mirë ndaj një skuadre që ishin duke na vështirësuar gjërat. Luajtëm shumë mirë".

"Liga e Kampionëve është shumë speciale për neve, por edhe gara tjera janë gjithashtu të rëndësishme", shtoi braziliani për fund.

Vlen të theksohet se Rafinha ishte i huazuar te Interi në sezonin e fundit. /Telegrafi/