Please enter at least 3 characters.

Ra nga ballkoni i pallatit, humb jetën 50-vjeçari në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një burrë rreth 50 vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i një pallati në lagjen “28 Nëntori”, pranë Kishës Ortodokse.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 09:00 të mëngjesit, ndërsa Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. /Euronews.al/