Qytetarit i shpërthen goma në autostradë "Marakli t'kerreve" e ndihmojnë atë për pesë minuta
12/08/2019
Një postim në grupin "Marakli t'kerreve", i bëri zgjidhje për pesë minuta një qytetari i cili kishte mbetur në autostradën Prizren-Prishtinë, pasi që atij i kishte shpërthyer njëra nga gomat e veturës.
Qytetari i cili kishte bërë një postim në grupin e lartë cekur, kishte kërkuar ndihmë nga anëtarët e këtij grupi për të gjetur një zgjidhje. Menjëherë pas postimit, anëtarët e grupit i kanë dalë në ndihmë qytetarit duke i bërë zgjidhje për gomën e shpërthyer.
Grupi "Marakli t'kerreve" ka rreth 93 mijë anëtarë, të cilët shkëmbejnë ide të ndryshme rreth veturave, ata po ashtu ndihmojnë edhe njëri-tjetrin në raste të ndryshme.
Ndërkohë qytetari, Klevis Elezaj ka falënderuar përzemërsisht anëtarët e grupit që i kanë ofruar ndihmë./Telegrafi/


