Please enter at least 3 characters.

QKUK: 451 raste për tri ditë në Emergjencë, 20 të lënduar në aksidente komunikacioni

2018/12/qendra-klinike-emergjente-QKUK-foto-Ridvan-Slivova-16-e1544818786582.jpg
14:"Ridvan Slivova

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se kanë pasur 451 raste për tri ditë në Emergjencë, ndërsa 20 të lënduar në aksidente komunikacioni.

74 pacientë kanë marrë shërbime mjekësore në dhomën e reanimimit, 98 raste ishin të karakterit kirurgjik, kishte 161 pacientë internistikë dhe 95 ortopedikë.

Në këtë kohë, janë kryer 24 intervenime të shpejta kirurgjike. Si pasojë e aksidenteve në trafik, 20 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Për mjekim të mëtutjeshëm, në klinikat e QKUK-së, janë pranuar 32 pacientë. /Telegrafi/