Please enter at least 3 characters.

Qeveritarëve-profesorë UP-ja do t’ua kompensojë rreth një milion euro

2016/04/ndertesa-e-rektoratit-te-UP-se-foto-ridvan-slivova-2.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, shtatë ministra të Qeverisë së tij, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, deputetë, rektorë të universiteteve tjera publike, si dhe shumë profesorë, e kanë fituar rastin në gjykatë kundër Universitetit të Prishtinës.

Këta mësimdhënës në UP, por që kanë edhe një vend tjetër pune, pritet që nga buxheti i Universitetit të marrin rreth 1 milion euro kompensime për pagat që ua ndali ish-rektori Ramadan Zejnullahu, shkruan sot Koha Ditore.

Për vendimin e gjykatës pritet të diskutohet edhe në mbledhjen e Këshillit Drejtues, të enjten, ku pritet të merret vendimi për kompensimin e pagave.

Profesorët me dy e më shumë angazhime kërkojnë kompensimin për 16 muaj, aq sa është periudha prej kur janë hequr nga listat e pagave. /Telegrafi/