Please enter at least 3 characters.

Qeveria shprehet e gatshme për mbështetje të Turqisë pas tërmetit

2023/02/ee3.jpg
707:"DIYARBAKIR, TURKIYE - FEBRUARY 6: A view of destroyed building after earthquakes jolts Turkiye's provinces, on February 6, 2023 in Diyarbakir, Turkiye. Search and rescue works continue in the areas. The 7.4 magnitude earthquake jolted Turkiyeâs southern province of Kahramanmaras early Monday, according to Turkiyeâs Disaster and Emergency Management Authority (AFAD). It was followed by a magnitude 6.4 quake that struck southeastern Gaziantep province. A third earthquake with a 6.5 magnitude also hit Gaziantep. (Photo by Omer Yasin Ergin/Anadolu Agency via Getty Images) A building in Diyarbakir, Turkey is damaged following an earthquake on February 6. (Omer Yasin Ergin/Anadolu Agency/Getty Images)
31:"Anadolu Agency via Getty Images

Qeveria e Kosovës ka shprehur ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri.

Në letrën e Qeverisë luten që numri i viktimave të mos rritet.

"Me dhimbje të madhe morëm lajmin për tërmetin që goditi Turqinë dhe Sirinë, ku humbën jetën shumë qytetarë dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale. Raportet e para tregojnë për pasoja jashtëzakonisht të mëdha në njerëz dhe në objekte banimi", thuhet në njoftimin e Qeverisë.

"Qeveria e Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave të tërmetit. Shpresojmë që në orët në vijim të mos rritet numri i viktimave dhe të lënduarve u urojmë shërim", vijon letra.

Po ashtu, thuhet se populli i Kosovës është në gatishmërinë më të lartë për mbështetje.

"Republika e Kosovës dhe populli i Kosovës në këto çaste të vështira janë në gatishmërinë më të lartë për mbështetje dhe solidaritet. Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara do të vazhdojë të marrë informatat nga autoritetet vendore në Republikën e Turqisë nëse në qytetet e goditura kemi shtetas tanë dhe t’u ofrojë mbështetjen e nevojshme", përfundon njoftimi.

Ndryshe, Ambasada e Kosovës në Ankara ka publikuar numat kontaktues për qytetarët e Kosovës të cilët në rastin e tërmetit janë ndodhur në Turqi.

Për raste emergjente nga zonat e prekura nga tërmeti, luten qytetarët tanë të kontaktojnë në numrat emergjentë: Ankara: +90 542 711 80 99, dhe Stamboll: +90 531 105 63 91

Më shumë se 500 njerëz raportohet se kanë gjetur vdekjen në dy vende – Turqi dhe Siri – pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore herët të hënën. /Telegrafi/