Please enter at least 3 characters.

Qeveria mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet që u morën

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar disa vendime.

Në njoftimin për media të kryeministrisë bëhet e ditur se Qeveria ka miratuar vendimin për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës me vetiniciativë për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e Projektit Infrastrukturor për Interes Publik- Ndërtimi i Urës mbi lumin Ibër që lidh Mitrovicën e veriut dhe Mitrovicën e jugut.

Po ashtu janë caktuar zonat e shërbimit për ofruesit e shërbimeve të ujit në Republikën e Kosovës si dhe është miratuar ndryshimin e Statutit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” ShA, sipas vendimit të bordit të drejtorëve. /Telegrafi/