Please enter at least 3 characters.

Qeveria ka pranuar dorëheqjen e kryetarit të Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov

2024/12/Qeveria-e-re-Maqedonise-1-780x439-1.jpg

Në seancën e sotme të qeverisë është pranuar dorëheqja e kryetarit të Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov.

Papazov pasi nuk u shfaq fare në publik pas zjarrit në diskotekën "Pulse" ku humbën jetën 59 persona dhe u lënduan mbi 150, dha dorëheqjen e parevokueshme.

Vendimi do të publikohet në “Gazetën Zyrtare”, pas së cilës Këshilli i Komunës do të duhet të emërojë ushtruesin e detyrës së kryetarit të Komunës së Koçanit./Telegrafi/