Please enter at least 3 characters.

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

2023/11/Shkupi_Sheshi_ok-780x470-1.jpg

Në seancën e 16-të, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi që 24 prilli 2024 (e mërkurë) dhe 8 maj 2024 (e mërkurë) të jenë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e vendit.

Kjo, siç sqarojnë në njoftimin e qeverisë, është për mbarëvajtjen e zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

"Këto dy ditë jo pune nuk do të punohen", njoftojnë nga Qeveria.

Vendimi i sotëm i qeverisë vlen për të gjithë qytetarët e territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/