Please enter at least 3 characters.

Qeveria e RMV-së emëron Besnik Eminin drejtor të ri të ITShKSH-së

2016/01/itshksh-mban-sot-konferenc-euml-p-euml-r-shkupin-nd-euml-rmjet-dy-luft-euml-rave-bot-euml-rore_hd.jpg

Ndryshime në udhëheqësinë e Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) në Shkup.

Në seancën e sotme, Qeveria e Maqedonisë së Veriut emëroi profesor Besnik Eminin si drejtor të ri të këtij institucioni të rëndësishëm për shqiptarët, njoftuan nga Kabineti i Arben Fetait.

Nga atje bëjnë të ditur se Besnik Emini është historian me përvojë të gjatë, punëtor i lartë shkencor në kuadër të Institutit dhe autor i një sërë studimesh në fushën e historisë dhe trashëgimisë kulturore shqiptare.

Ai njihet për integritetin e tij akademik dhe përkushtimin ndaj zhvillimit të mëtejshëm të studimeve shkencore mbi trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve.