Please enter at least 3 characters.

Qeveria e re do të takojë kryetarin e shtetit, Gjorge Ivanov

2017/05/Ivanov-pranon-letrat-kredenciale-nga-Moldavia-dhe-Argjentina.jpg

Qeveria e sapozgjedhur e Maqedonisë do të takojë kryetarin e shtetit Gjorge Ivanov i cili e ka penguar me javë krijimin e kësaj qeverie, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Vizita duhet të fillojë nga ora 10 e 30 dhe në të do të marrin pjesë të gjithë ministrat e rinj dhe kryeministri Zoran Zaev.

Përndryshe, Qeveria e re e Maqedonisë u votua mbrëmë vonë me 62 vota PËR, 5 TË PËRMBAJTUR dhe 44 KUNDËR. /Telegrafi/