Please enter at least 3 characters.

Qeni nuk heqë dorë nga qëllimi për ta marrë ushqimin e preferuar - videoja bëhet virale në rrjetet sociale

2024/08/7d4469a2-9cb9-45b3-8b00-bfc327120c96.jpg

Këmbëngulja e një qeni për të kërkuar gjalpin e kikirikut në banakun e kuzhinës mahniti shikuesit në një video të publikuar së fundmi në Instagram.

Pasi pronari tha se nuk mund të shijonte më nga kënaqësitë e tij të preferuara, bull terrieri i Staffordshire vendosi se nuk do të hiqte dorë nga qëllimi i tij.

Ai qëndroi në këmbët e pasme dhe filloi të shtrihej për të marrë duart mbi kavanoz.

Videoja u bë hit dhe mund ta shikoni më poshtë.

Gjalpi i kikirikut është gjithmonë në krye të listës së ushqimeve të preferuara të qenve dhe sipas Canine Journal, arsyeja qëndron në faktin se qentë tërhiqen nga proteina me të cilën është i pasur ky ushqim. /Telegrafi/