Please enter at least 3 characters.

Qëllon me armë në oborrin e fqinjit, parandalohet konflikti në Tiranë, arrestohet 43-vjeçari

2022/05/281337938_378820470949971_6666033759560292654_n.jpg

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi kërcënoi fqinjin e tij me armë.

43-vjeçari B.M., gjatë një konflikti për motive të dobëta ka kanosur 42-vjeçarin F.K, duke qëlluar me armë zjarri në oborrin e banesës së tij.

Ndërkohë me ndërhyrjes në kohë nga Policia, është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/