Please enter at least 3 characters.

Qëlloi mjeken me pistoletë me ‘rruaza’ policia arreston 42-vjeçarin në Tiranë

2023/02/policia-e-shtetit.png

Policia e Tiranës ka sqaruar ngjarjen e paradites së kësaj të premte, ku makina të shumta policie u vunë në ndjekje të një makine tip Range Rover në kryeqytet.

Pas një ndjekjeje me shpejtësi në rrugë, ku shoferi i Range Rover-it, një 42-vjeçar, përplasi edhe makinat e policisë, nga ku mbetën të lënduar dy policë të Rrugores, u bë e mundur ndalimi i këtij personi.

Sipas policisë, 42-vjeçari i dyshuar me probleme të shëndetit mendor kishte qenë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, nga ku kishte nxjerrë një pistoletë lodër ‘me gogla’ dhe kishte qëlluar një mjeke në gjymtyrët e poshtme, raporton euronews.al.

Pasi ka kryer këtë veprim, ai ka hipur në një makinë Range Rover dhe është larguar.

Menjëherë forcat e policisë janë vënë në ndjekje të tij, ku gjatë tentativës për t’u larguar, 42-vjeçari ka përplasur me automjetin që drejtonte tre automjete policie.

Nga përplasjet u dëmtuan lehtë dy punonjës policie të qarkullimit rrugor të Tiranës.