Please enter at least 3 characters.

Putin dhe Trump diskutojnë bashkëpunimin për çështjen e Koresë së Veriut

2017/12/1-271.jpg
436:"epa06321985 Russian President Vladimir Putin (R) and US President Donald J. Trump (L) talk at the break of a leader's meeting at the 25th Asia-Pacific Economic Cooperation (APEC) summit in Da Nang, Vietnam, 11 November 2017. The APEC summit brings together world leaders from its 21 member nations and is being hosted for the second time by Vietnam, the first being in 2006. EPA/MIKHAIL KLIMENTYEV/SPUTNIK/KREMLIN POOL MANDATORY CREDIT
3:"EPA

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump biseduan dje për programin bërthamor koreanoverior, gjatë një bisede telefonike të kryer nga Uashingtoni, sipas Kremlinit.

“Donald Trump, me këtë rast, mori iniciativën, shumë të pazakontë, për të falënderuar Vladimir Putin që njohu performancën e fortë ekonomike të Amerikës gjatë konferencës së tij vjetore me median të zhvilluar dje”, njoftoi Shtëpia e Bardhë në një komunikatë që konfirmonte këtë telefonatë.

“Dy presidentët folën gjithashtu për të punuar së bashku që të zgjidhin situatën shumë të rrezikshme në Korenë e Veriut”, vazhdoi Shtëpia e Bardhë.

“Kremlini më herët kishte njoftuar se dy krerët e shteteve, kishin biseduar për situatën në shumë zona krize, duke vendosur theksin mbi zgjidhjen e problemit bërthamor në gadishullin korean”, thuhej në një komunikatë të presidencës ruse, por pa dhënë detaje.