Pulisic në qendër të kritikave për veprimin që bëri ndaj peshkut të parrezikshëm
Chelsea dhe mesfushori i Amerikës, Christian Pulisic e kanë gjetur veten në qendër të një stuhie që përfshin një peshk (goliath).
Të shtunën, një video u bë virale në mediat sociale që tregon 22-vjeçarin të ulur në një anije, duke zhongluar me një top mbi një prej peshqve gjigantë, i cili mbahej në një vijë.
Pulisic, humbi kontrollin e topit dhe ra në ujë, në majë të peshkut, me këtë të fundit që kishte vshtirësi më pastaj.
Amerikani që luajti 43 herë për Chelsean sezonin e kaluar dhe shënoi gjashtë gola, u kritikua nga Blue Planet Society, një grup vullnetar që qëndron pas thirrjeve për ruajtjen e jetës në oqeane.
Në llogarinë e saj në Twitter, ajo postoi: "Abuzimi i një grupi duke kërcënuar Goliathin për një video në mediat sociale është një nivel i ulët".


