Pulev: Meçi mes meje dhe Joshua nuk zhvillohet në qershor
Ndeshja për titull botëror të peshës të rënda, mes Anthony Joshua dhe bullgarit Kubrat Pulev do të shtyhet për disa muaj për shkak të shpërthimit të coronavirusit.
38-vjeçari Pulev ka thënë që meçi ndoshta do të zhvillohet në fund të vitit në vend të 20 qershorit, që ishte planifikuar të zhvillohej në stadiumin e Tottenham Hotspur në Londër.
Stadiumi prej 62,000 vendesh nuk ishte më i disponueshëm pasi UEFA e ka shtyur Kampionatin Evropian në vitin 2021, që do të thotë se çdo ndeshje e planifikuar e Ligës Premier tani mund të zhvillohet në verë.
"Është e pamundur që meçi të zhvillohet në 20 qershor, megjithëse unë jam gati".
"Ndeshja do të zhvillohet disa muaj më vonë, ndoshta në fund të vitit", ka thënë Pulev, i njohur si "Kobra".
Coronavirusi ka vrarë afro 10,000 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 235,000 globalisht.
Ka detyruar anulimin ose shtyrjen e shumë sportive dhe ngjarjeve të tjera.
30-vjeçari Joshua mban titujt në WBA, WBO dhe IBF pasi mposhti Andy Ruiz Jr në dhjetor. /Telegrafi/


