Please enter at least 3 characters.

Publikohet video teksa Ronaldo mjekohej nga lëndimi në zhveshtore, qarja ishte shumë afër syrit (Foto)

2018/01/DUJutjfV4AA3Kxg-1.jpg

Cristiano Ronaldo është një nga ata lojtarët që krijon lajm në mediat botërore pothuajse me çdo gjë që bën në fushë dhe jashtë saj.

Portugezi u lëndua në fitoren 7-1 ndaj Deportivo La Corunas teksa po shënonte golin e dytë.

Lojtari kundërshtar në tentim për t'ia larguar topin Cristianos nga koka, e rroki atë afër syrit dhe i krijoi një qarje të vogël, por të mjaftueshme për t'u gjakosur.

Ronaldo u mjekua menjëherë dhe iu ndal gjakderdhja, për këtë ai u sigurua duke shikuar vetën në telefon gjatë daljes nga fusha.

Por, sikur mos të mjaftonte, e gjitha kjo vazhdoi të bëhet  histori, klubi spanjoll publikoi pamjet e lëndimit dhe mjekimit nga zhveshtorja e Los Blancos në Santiago Bernabeu. Ato më pas u transmetuan në Real Madrid TV.

Pas ndeshjes Zinedine Zidane ka zbuluar se lojtari ka marrë dy-tre qepje dhe është gati për stërvitje dhe ndeshjet e radhës.

Lëndimet e tilla janë normale në futboll dhe shpesh herë kalojnë pa u komentuar, por kjo nuk vlen te rasti i CR7. /Telegrafi/