Publikohet traileri i sezonit të ri të "Emily in Paris"
“Emily in Paris” ka publikuar trailerin e sezonit të pestë, duke zbuluar disa momente të shkurtra nga ajo që pritet të ndodhë në serial.
Sezoni i ri vjen zyrtarisht më 18 dhjetor në Netflix dhe premton shumë zhvillime interesante, madje edhe situata që askush nuk i kishte pritur. Për më tepër, në këtë sezon vjen edhe një personazh i ri, i cili pritet të sjellë dinamika të tjera interesante në histori.
Në trailer shfaqet Emily, e cila përpiqet të përshtatet me jetën e saj të re në Romë, ku ndodhet edhe Marcello, personazhi i luajtur nga Eugenio Franceschini.
Ndërkohë, teksa Emily has vështirësi me ambientimin, shfaqet Gabriel dhe mes tyre zhvillohet një bisedë e sinqertë.
Por ajo që tërheq vëmendjen është se, në një nga skenat e fundit të trailerit, Emily duket se rikthehet përsëri në Paris.
Se çfarë do të ndodhë më tej, mbetet të zbulohet vetëm me ardhjen e sezonit të ri.


