Please enter at least 3 characters.

Publikohet një fotografi e Dhurata Dorës me të ëmën, merr vëmendje të madhe përkrah këngëtares

2021/01/134462583_194206655764762_2129073089755101723_n-e1610028481687.jpg

Këngëtarja Dhurata Dora gjatë viteve të fundit është shndërrur në një nga emrat më të pëlqyer në estradë.

Kjo falë punës e projekteve të suksesshme që solli ndër vite, duke e bërë të renditet ndër artistet më të suksesshme në treg.

Krahas karrierës profesionale, ajo është shumë e rezervuar për jetën private përfshirë këtu edhe familjen.

Foto: Instagram

Së fundmi, në rrjete sociale ka qarkulluar një fotografi e Dhuratës së bashku me të ëmën, e cila njëherësh u komentua tejet shumë e është shpërndarë gjithandej.

Krijuesja e hitit “Zemër” është shfaqur me flokët rozë, ndërsa nëna e saj mahnit me dukjen atraktive me flokë të zeza.

Pamja e të ëmës së artistes së njohur ka bërë të përflitet pasi duken sikur të jenë motra, e jo 'nënë e bijë'.

Dhurata Dora (Foto: Instagram)

Dhurata momentalisht është duke shijuar suksesin e projektit të fundit "Harrom", i cili ka mbledhur mbi gjashtë milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/