Please enter at least 3 characters.

Publikohet lista me kombëtaret më të vlefshme në Evropë - Anglia para Francës dhe Gjermanisë

2020/11/anglia.png

Është publikuar lista me kombëtaret më të vlefshme të cilat do të garojnë në Kampionatin Evropian që mbahet në verën e ardhshme, me Anglinë që i prinë listës.

Gareth Southgate është duke shpresuar që të rikthejë trofeun në vendlindje, pasi atë nuk e kanë fituar që nga vera e vitit 1966 edhe pse kanë pasur shumë lojtarë të dalluar ndër vite.

Transfermarkt që merret me vlerësimin nga lojtarët, e deri kombëtaret, ka bërë të ditur se ekipi i Tre Luanëve aktualisht ka vlerën e 1.4 miliard eurove.

Pas tyre janë kombëtare si Franca, Spanja, Portugalia e Gjermania, që futen në top pesëshe.

Më poshtë mund të shikoni listën e plotë:

Sllovakia - Vlera: €114.70 milionë

Republika Çeke - Vlera: €122.25 milionë

Uellsi - Vlera: €145.58 milionë

Rusia - Vlera: €157.40 milionë

Zvicra - Vlera: €175.35 milionë

Suedia - Vlera: €190.55 milionë

Turqia - Vlera: €200.40 milionë

Skocia - Vlera: €209.25 milionë

Austria - Vlera: €257.65 milionë

Polonia - Vlera: €280.85 milionë

Danimarka - Vlera: €292.35 milionë

Kroacia - Vlera: €353.60 milionë

Holanda - Vlera: €468.50 milionë

Italia - Vlera: €656.50 milionë

Belgjika - Vlera: €684.30 milionë

Gjermania - Vlera: €737.50 milionë

Portugalia - Vlera: €762.50 milionë

Spanja - Vlera: €842.50 milionë

Franca - Vlera: €1.04 miliard

Anglia - Vlera: €1.40 miliard. /Telegrafi/