Please enter at least 3 characters.

Publikohet fotografia nga Darka e Brukselit

2021/05/edi-rama-2.jpg

Ministri i Jashtëm i BE-së Josep Borrell ka organizuar një darkë për gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që të rinovojë traditën e bisedimeve të rregullta “mbi rajonin me rajonin” dhe për të diskutuar hapur situatën dhe sfidat e Ballkanit Perëndimor.

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka postuar në Facebook një album me foto nga pritja e Borrell dhe takimet me liderët e Ballkanit.

Në këtë takim, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi prezantohen në nivelet më të larta, ndërsa Serbia ka vendosur që në vend të Vuçiq ta dërgojë kryeministren Brnabiq.