Publikohen pamje të reja të sulmit ukrainas ndaj tankerëve rusë
Dronët detarë ukrainas Sea Baby kanë sulmuar dhe çaktivizuar dy anije cisterna ruse nafte, Kairos dhe Virat, të cilat janë pjesë e të ashtuquajturës "flotë në hije" të Kremlinit.
Sulmi ndodhi dje, përgjatë bregdetit turk të Detit të Zi, dhe informacioni u konfirmua sot për Kyiv Independent nga një burim nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU).
Sipas burimit, objektivi i operacionit ishin anijet që mund të transportonin naftë me vlerë gati 70 milionë dollarë dhe kështu të ndihmonin Moskën të anashkalonte sanksionet ndërkombëtare.
Të dy tankerët ishin në rrugën e tyre drejt portit rus të Novorossiysk për të ngarkuar mallra.
Janë publikuar gjithashtu pamje të papara më parë të këtij operacioni ukrainas.
Burimi tha se dronët "kryen me sukses punën e tyre në anije", duke shtuar se operacioni i përbashkët me marinën ukrainase i dha një "goditje të konsiderueshme transportit rus të naftës".
Videoja e ofruar nga burimi tregon të dy tankerët që pësojnë dëme kritike pas shpërthimeve.
Ukraine’s Sea Baby naval drones have delivered another blow to Russia’s shadow fleet — striking the sanctioned oil tankers KAIRO and VIRAT in the Black Sea and crippling both vessels.
According to an SBU source, the drones inflicted critical damage, effectively knocking the… pic.twitter.com/PbzPTuTWJx
— KyivPost (@KyivPost) November 29, 2025
Tankerët e sulmuar kanë një histori të gjatë të shmangies së sanksioneve.
"Flota në hije" përbëhet nga anije që mbështeten në pronësi të errët dhe praktika të parregullta detare për të transportuar naftën ruse pavarësisht kufizimeve perëndimore.
Bloomberg raportoi se anija Kairos po kthehej në Novorossiysk pasi kishte transportuar naftë të papërpunuar nga Urali në Indi.
Anija Virat, e sanksionuar si nga SHBA-ja ashtu edhe nga BE-ja për transportimin e naftës ruse, ka kaluar pjesën më të madhe të vitit joaktive në Detin e Zi perëndimor pasi u shtua në listën e sanksioneve të SHBA-së më 10 janar. /Telegrafi/


