Publikohen nominimet për MTV Europe Music Awards 2019, nga shqiptaret dominojnë Bebe Rexha dhe Ava Max - Dua dhe Rita mbesin jashtë
Artistja e njohur Ariana Grande dominonon nominimet e eventit të madh të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2019, me gjithsej shtatë nominime.
Ajo ndiqet nga artistët Shawn Mendes, Lil Nas X dhe Billie Eilish, ku secili prej tyre janë nominuar në gjashtë kategori secili, shkruan Variety, transmeton Telegrafi.
MTV EMA 2019 do të mbahet në Qendrën e Konferencave dhe Ekspozitës FIBES në Seville, Andaluzia, të Spanjës, më 3 nëntor 2019.
Kjo do të jetë hera e katërt, si dhe viti i dytë radhazi, që Spanja mirëpret shfaqjen e çmimeve.
Nga shqiptarët kanë arritur që sivjet në eventin më të madh të ndarjes së çmimeve në Evropë, të nominohen dy artistet shqiptare me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha dhe Ava Max.
Bebe Rexha kandidon për çmimin "Bashkëpunimi më i mirë" me bashkëpunimin "Say my name" që e solli me David Guettan dhe J-Balvin, teksa gjithashtu garon për çmimin "Performanca më e mirë në skenën botërore", për paraqitjen e saj në eventin e MTV, të organizuar në Maltë këtë vit.
Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koci, pas suksesit që pati me nominimin në MTV Video Music Awards, ka arritur që të sigurojë një kategori për t'u nominuar edhe në MTV Europe Music Awards.
Këngëtarja me prejardhje nga Saranda garon për çmimin "Artistja e re më e mirë" dhe "Depërtimi i vitit" në MTV EMA 2019.
Ndryshe nga herët e tjera, ku eventi në fjalë ka nominuar më shumë dy artistet me prejardhje nga Kosova, Rita Ora dhe Dua Lipa - sivjet asnjëra prej tyre nuk gjendet të nominuara në asnjë kategori.
Kujtojmë që vitin e kaluar, në MTV EMA 2018 të mbajtur në Bilbao të Spanjës, këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, u shpërblye me një nga çmimet e mbrëmjes, atë për "Këngëtaren më të mirë POP".
Mbetet të shihet nëse dy shqiptaret me famë botërore Bebe Rexha dhe Ava Max, do të arrijnë të fitojnë ndonjërën nga çmimet për të cilat janë nominuar.
Kjo është lista e plotë e nominimeve për MTV Europe Music Awards 2019:
VIDEOJA MË E MIRË Ariana Grande, “thank u, next”
Billie Eilish, “bad guy”
Lil Nas X, “Old Town Road (Remix)”
Rosalia, J Balvin, “Con Altura”
Taylor Swift, “ME!”
ARTISTI MË I MIRË Ariana Grande
J Balvin
Miley Cyrus
Shawn Mendes
Taylor Swift
KËNGA MË E MIRË Ariana Grande, “7 rings”
Billie Eilish, “bad guy”
Lil Nas X, “Old Town Road (Remix)”
Post Malone, Swae Lee, “Sunflower”
Shawn Mendes, Camila Cabello, “Señorita”
BASHKËPUNIMI MË I MIRË BTS, Halsey Boy, “With Luv”
Lil Nas X, Billy Ray Cyrus, “Old Town Road (Remix)”
Mark Ronson, Miley Cyrus, “Nothing Breaks Like a Heart”
Rosalia, J Balvin, “Con Altura”
Shawn Mendes, Camila Cabello, “Señorita”
The Chainsmokers, Bebe Rexha, “Call You Mine”
ARTISTI I RI MË I MIRË Ava Max
Billie Eilish
Lewis Capaldi
Lil Nas X
Lizzo
Mabel
ARTISTI MË I MIRË POP Ariana Grande
Becky G
Camila Cabello
Halsey
Jonas Brothers
Shawn Mendes
INTERPRETUESI MË I MIRË 'LIVE' Ariana Grande
BTS
Ed Sheeran
P!nk
Travis Scott
ARTISTI MË I MIRË ROCK Green Day
Imagine Dragons
Liam Gallagher
Panic! At The Disco
The 1975
ARTISTI MË I MIRË HIP-HOP 21 Savage
Cardi B
J. Cole
Nicki Minaj
Travis Scott
ARTISTI MË I MIRË I ZHANRIT ALTERNATIVE FKA Twigs
Lana Del Rey
Solange
twenty one pilots
Vampire Weekend
ARTISTI MË I MIRË I ZHANRIT ELECTRONIC Calvin Harris
DJ Snake
Marshmello
Martin Garrix
The Chainsmokers
DUKJA MË E MIRË Halsey
J Balvin
Lil Nas X
Lizzo
Rosalia
ARTISTI ME KLUBIN MË TË MIRË TË FANSAVE Ariana Grande
Billie Eilish
BTS
Shawn Mendes
Taylor Swift
DEPËRTIMI I VITIT Ava Max
Billie Eilish
CNCO
H.E.R.
Jade Bird
Juice WRLD
Kiana Ledé
Lauv
Lewis Capaldi
Lizzo
Mabel
Rosalia
PERFORMANCA MË E MIRË NË NJË SKENË BOTËRORE Bebe Rexha, Isle of MTV Malta 2019
Hailee Steinfeld, Isle of MTV Malta 2018
Muse Bilbao, Spain 2018
The 1975, Lollapalooza Paris Festival 2019
twenty one pilots, Lollapalooza Paris Festival 2019
ARTISTI MË I MIRË REPREZENTATIV I VENDIT NGA VJEN Ariana Grande (ShBA)
Taylor Swift (ShBA)
Ed Sheeran (ShBA dhe Irlandë)
Shawn Mendes (Kanadë)
Burna Boy (Afrikë). /Telegrafi/


