Please enter at least 3 characters.

PSP-ja nesër ''godet'' për së fundi herë

2017/02/psp.png

Prokuroria Speciale Publike në Maqedoni ka paralajmëruar konferencë për shtyp ku do të prezentohen lëndët që i kanë punuar dhe për të cilat do të kërkojë që të ngriten padi, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Prookuroria Speciale Publike ka njoftuar se kjo dalje para opinionit do të jetë e fundit për këtë muaj. Kujtojmë se prej 1 korrikut PSP nuk do të mundej të ngris padi ndaj palëve që janë të përfshira nëpër materialet e përgjuara.

Pritet që deputetët e Kuvendit të Maqedonisë të vazhdojnë ''jetëgjatësinë'' e punës së PSP dhe mundësinë për të ngritur padi. /Telegrafi/