Please enter at least 3 characters.

PSG nuk i ndahet Kantes, do të provojë edhe në verë transferimin e tij

2019/02/NGolo-Kante.jpg
238:"LONDON, ENGLAND - JANUARY 24: N'Golo Kante of Chelsea during the Carabao Cup Semi-Final Second Leg match between Chelsea and Tottenham Hotspur at Stamford Bridge on January 24, 2019 in London, England. (Photo by Marc Atkins/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Chelseat, N'Golo Kante vazhdon të mbetet njëri nga objektivat kryesor të klubit francez Paris Saint-Germain.

Ylli i Francës kohëve të fundit nënshkroi një kontratë të re me skuadrën nga Liga Premier duke larguar interesimin e disa skuadrave.

Por, sheikët e PSG-së besojnë se ata ende kanë një shans të sjellin atë në Parc des Princes në afatin e ardhshëm të transferimeve.

Sipas mediumit francez Le10Sport, Paris Saint-Germain do të rifillojë bisedimet e tyre për mesfushorin e Chelseat, Kante, në fund të sezonit.

Kante pas rinovimit të me Blutë (Foto: Chelsea/Twitter)

Raporti i këtij mediumit thekson se mesfushori francez nuk përjashton një largim nga Stamford Bridge gjatë verës.

E gjithë kjo pasi Kante thuhet se nuk ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme me trajnerin Maurizio Sarri.

Ndryshe, klubi francez kanë transferuar së fundmi Leandro Paredes nga Zeniti, ndërsa Adrien Rabiot pritet të largohet në verë.

Çmimi i lojtarit francez vlerësohet të jetë së paku 100 milionë euro. /Telegrafi/