Please enter at least 3 characters.

PSG heq qafe një pagë të madhe, Wijnaldum bëhet me skuadër të re

2023/09/page.jpg

Georginio Wijnaldum është larguar përfundimisht nga PSG dhe është bërë me skuadër të re (në pritje të zyrtarizimit).

Mesfushori holandez u rikthye në PSG pas një huazimi një vjeçar te Roma ku nuk arriti të lë gjurmë, për faktin se rreth shtatë muaj qëndroi jashtë fushave shkaku i lëndimit.

Por PSG ka gjetur marrëveshje me skuadrën arabe Al-Ettifaq për ta shitur holandezin për shumën e nëntë milionë eurove.

Kësisoj parisienët kanë hequr qafe edhe një pagë të madhe pasi holandezi paguhej shtatë milionë euro neto në sezon.

Wijnaldum në Arabinë Saudite te skuadra Al-Ettifaq do të jetë shok skuadre me Jordan Henderson të cilin e kishte edhe te Liverpooli dhe do të udhëhiqet nga Steven Gerrard.

Marrëveshja mes palëve është arritur dhe tani kanë mbetur vetëm edhe disa detaje për tu zyrtarizuar te Al-Ettifaq. /Telegrafi/