PSG gjen fitoren e parë në kampionat, i falet Draxlerit
PSG ka fituar ndaj Metz në shtëpi me rezultat 1-0, me një gol që erdhi në kohën shtesë.
Finalisti i Ligës së Kampionëve dhe kampioni në fuqi në Francë, pas tre ndeshjeve të zhvilluara në kampionat, ka marr tri pikët e para.
Kjo pasi PSG sonte triumfoi ndaj Metz me rezultat minimal, pasi paraprakisht u mposht nga Lens e Marseille.
Julian Draxler realizoi golin e fitore në minutat e fundit të ndeshjes.
90+3' PSG ? 1 - 0 Metz ⚪
Draxler ?? scores PSG's first competitive goal in over 400 minutes ?pic.twitter.com/HCqkiqG1I1#PSGFCM— RouteOneFootball (@Route1futbol) September 16, 2020
Thomas Tuchel ka shumë probleme me mungesa pas Neymar dhe Paredes do të mungojnë për dy ndeshje, ndërsa gjashtë ndeshje do t’i mungojë Layvin Kurzawa.
PSG ndeshjen e ardhshme e luan në udhëtim te Nice. /Telegrafi/


