Please enter at least 3 characters.

PSG dhe Milani e duan fitoren me patjetër - formacionet zyrtare të derbit në Ligën e Kampionëve

2023/10/psg-milan.png

Paris Saint-Germain dhe Milani përballen në kuadër të Grupit F në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të zhvillohet në stadiumin “Parc des Princes”.

PSG synon të këndellet nga ajo humbja shokuese nga Newcastle United dhe të shpresojë në marrjen e vendit të parë.

Standings provided by Sofascore

Në anën tjetër, Milani ka vetëm dy pikë pas dy barazimeve, e që një fitore do të ngjallte shpresat për kalimin e grupit.

Formacionet zyrtare:

PSG: Donnarumma, Hakimi, Ugarte, Marquinhos, Mbappe, Dembele, Vitinha, Lucas Hernandez, Kolo Muani, Zaire-Emery, Skriniar.

Milan: Maignan, Giroud, Leao, Pulisic, Reijnders, Theo Hernandez, Kalulu, Tomori, Thiaw, Krunic, Musah. /Telegrafi/