Pse nuk mund t’u “kërkosh” grave të kenë më shumë fëmijë
Prindërit e mi ishin në gjendje të rrisnin dy fëmijë me një rrogë të vetme, e unë e kam të vështirë të mendojë për ndonjë familje që njoh, në cilindo sektor - bujqësi, juridik, mjekësi, bankë, shitje, shërbim ushqimor - ku nuk punojnë të dy prindërit
Nga: Kat Brown / The Independent
Përkthimi: Telegrafi.com
Për habinë time të madhe, prejse shoqëria ka bërë bujë për stigmën dhe përhapjen e shtatzënisë së adoleshenteve, për çdo javë qëkur isha 11 vjeçe, unë nuk kam mundur të kem fëmijë. Pas dy cikleve të IVF-së, pa asnjë vezë të pjekur, unë dhe bashkëshorti im morëm një diagnostikim pa diagnozë të quajtur “paaftësi e pashpjegueshme riprodhuese”.
Shpejt pas kësaj, shkova në Australi për një udhëtim. Gjatë darkës ma shtruan pyetjen e zakonshme, “E, a ke ti fëmijë?”, dhe, në vend që ta shmangia me mirësjellje (edhe pse mirësjellje për kë?), thashë jo, kemi dëshirë, por nuk mund t’i kemi. Kjo është diçka që kam përsëritur që atëherë, pjesërisht sepse kam vërejtur se njerëzit shpeshherë shprehin pastaj humbjet apo mendimet e veta - dhe sepse është më interesante të flasësh për motin - dhe pjesërisht sepse ndoshta e shtyn pyetësin të mendohet dy herë.
Më herët në këtë javë, pashë një postim në rrjetet sociale nga All on the Board, një llogari në Instagram të cilën unë e ndjek e ku dy punonjës të metrosë përdorin tabelat e Transportit të Londrëspër të ndarë poezi dhe mesazhe në momentin e duhur. Faqja shpërndan gjërat e pandjeshme që njerëzit mund të thonë, përfshirë: “A ke dëshirë të kesh fëmijë”? Më pas vazhdoi: “Sinqerisht, pse njerëzit kanë nevojë ta dinë? Disa pyetje që njerëzit bëjnë mund ta lëndojnë në heshtje atë që pyetet. Thjesht pyet ‘si je?’ dhe lër bisedën të rrjedhë”. Kjo mund të jetë parë nga mijëra udhëtarë dhe ndoshta u ka dhënë disave prej tyre arsyet për të menduar dy herë rreth asaj se çfarë në të vërtetë do të thotë të jesh "pa fëmijë".
Në statistika dhe në media më gjerë, termi “pa fëmijë” zakonisht përdoret thjesht për të përshkruar mungesën e fëmijëve, për çfarëdo arsye, dhe e lënë me kaq. Këtë javë u bë e ditur në një punim akademik se 5.7 milionë e më shumë gra amerikane të “moshës ideale për lindje” - dhe le të dridhemi të gjithë në heshtje nga kjo frazë e çuditshme - nuk kishin fëmijë në vitin 2024 sipas analizave të bazuara në trendët historikë që kishin parashikuar një rritje të ndjeshme nga 2.1 milionë në vitin 2016 dhe 4.7 milionë më 2022. Pse ndodh kjo, mendojmë? Çfarë do të thotë që gratë të mos duan të bëhen nëna? Jo, ke të drejtë, duhet të jetë egoizmi.
Në prill, të dhënat nga Zyra për Statistikat Kombëtare treguan që shkalla e lindjeve në Angli dhe Uells kishte rënë në nivelin më të ulët ndonjëherë - pas një rënieje për tri vjet rresht. Më shumë gra se kurrë më parë po mbushin 30 vjet pa u bërë nëna; mosha mesatare e nënave të reja në Angli dhe Uells u rrit në 29 në vitin 2024; dhe, mosha mesatare e standardizuar e nënave tani është 31 - më e larta qëkur kanë filluar regjistrimet.
Le të mendojmë se pse mund të jetë kështu. Prindërit e mi ishin në gjendje të rrisnin dy fëmijë me një rrogë të vetme, e unë e kam të vështirë të mendojë për ndonjë familje që njoh, në cilindo sektor - bujqësi, juridik, mjekësi, bankë, shitje, shërbim ushqimor - ku nuk punojnë të dy prindërit.
Përtej kënaqësisë personale, për shumë familje thjesht është shumë e kushtueshme të jetosh me një të ardhur të vetme (dhe çdo lëvdatë për prindërit e vetëm që bëjnë këtë), dhe shumë gjyshër përfshihen për të ofruar mbështetje shtesë për shkak të mungesës së subvencioneve për kujdesin ndaj fëmijëve.
Ashtu si shumë gra që nuk kanë fëmijë, unë ende kam fëmijë në jetën time - përmes të afërmve dhe miqve. Kjo do të thotë gjithashtu që jam shumë e vetëdijshme për sfidat që paraqet sot fëmija për familjet, sidomos kur nëna punon. Një fqinje dhe fëmija i tyre i vogël me autizëm, i cili nuk ka qenë në gjendje të ndjekë shkollën e zakonshme për muaj me radhë, dolën këtë javë në protestën për Nevoja dhe Aftësi të Veçanta Arsimore (SEND) - jashtë Parlamentit, përpara reformës së mirëqenies. Shoqja ime nuk ka qenë në gjendje të punojë për më shumë se një vjet, për shkak se nevojat për mbështetje të fëmijës së tyre nuk janë plotësuar.
Për shumë vetë, është zgjedhje të kesh fëmijë, dhe mënyra se si do ta rrisësh fëmijën është pjesë e kësaj zgjedhjeje. Nëse kushtet për të rritur fëmijë, në mënyrë të përgjegjshme dhe të mirë, nuk janë të pranishme, atëherë qeveritë dhe studiuesit do të bënin mirë nëse shqyrtojnë se çfarë mund ta përmirësojë këtë situatë. Dhe, me siguri çdo film horror na ka mësuar se askush nuk duhet të detyrohet të bëhet prind, veçanërisht ata që nuk duan të bëhen. Por, megjithatë, kthimi pas i abortit në ShBA dhe testimi i terrenit këtu për të përzier politikën me fenë - më vjen të qesh me Nigel “fëmijën nga dy nëna” Faragein që thotë se martesat homoseksuale janë më pak të qëndrueshme se ato heteroseksuale - është diçka për të cilën duhet të jemi shumë të kujdesshëm.
Gratë nuk janë lopë për shumim. Burrat nuk janë njerëz të shpellës që sigurojnë gjërat për familjen. Fëmijët janë individë, jo burime të ardhshme apo kujdestarë për të moshuarit. Dhe, kushdo që është pa fëmijë, në kuptimin më të plotë të fjalës, e di se çfarë ndjesie është kjo.
Mmm ... moshë ideale për lindje. Do ta porosis herën tjetër që të shkoj në një stejkhaus. /Telegrafi/


