Please enter at least 3 characters.

"Pse më qëlluan kaq shumë herë", fjalët e Jacob Blake pasi iu kthye vetëdija nga plagosja

2020/08/lMHZz-1598483830-172840-blog-Jacob-Blake-right-photo-credit-CBS-national-and-Blake-family.jpg

Një ngjarje tronditi sërish SHBA-në kohëve të fundit, kjo pasi një afro-amerikan u qëllua shtatë herë të dielën nga një oficer policie në Kenosha.

Jacob Blake i cili po trajtohet në Spitalin Wauwatosa në Wisconsin, u paralizua nga beli e poshtë, ndërsa së fundmi familjarët thonë se i njëjti u vendos edhe në pranga.

Blake i cili rifitoi vetëdijen së fundmi, po përpiqet të kujtoj edhe atë që i ndodhi disa ditë më parë.

“Pse më qëlluan kaq shumë herë”, e pyeti Jacob të atin e tij.

“Ata nuk do të duhej të të qëllonin fare”, iu përgjigj i ati.

Bëhet e ditur se në momentin e incidentit edhe dy fëmijët e Jacob Blake ishin brenda makinës, kur i njëjti u qëllua shtatë herë në shpinë nga një oficer policie. /Telegrafi/