Please enter at least 3 characters.

Pse Araujo iu bashkua Liverpoolit dhe çfarë shkoi keq te Barcelona?

Ronald Araujo ka kaluar te Liverpooli në formë huazimi për një sezon, me klubin anglez që ka opsionin ta blejë përfundimisht për 55 milionë euro.

Përveçse do të mbulojë pagën e tij, Liverpooli i ka ofruar uruguaianit mundësinë për një fillim të ri në karrierë.

Mbrojtësi 1.93 metra i gjatë u vlerësua për forcën fizike, shpejtësinë dhe aftësinë për të luajtur si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i djathtë.

Ai vjen në një moment kur Liverpooli ka probleme me dëmtimet në repartin defensiv dhe i mungon eksperienca pas largimit të Ibrahima Konates.

Araujo iu bashkua Barcelonës në vitin 2018 dhe zhvilloi mbi 200 ndeshje për klubin, ndërsa sezonin e kaluar e mbylli edhe si kapiten. Megjithatë, vitet e fundit nuk kanë qenë të lehta për të.

Kartoni i kuq ndaj PSG-së në vitin 2024, gabimet në gjysmëfinalen ndaj Interit në 2025 dhe përjashtimi ndaj Chelseat sezonin e kaluar bënë që uruguaiani të përballej me kritika të shumta.

Pas ndeshjes ndaj Chelseat, Araujo mori edhe një leje të përkohshme nga klubi për t'u fokusuar në mirëqenien e tij dhe u rikthye një muaj më vonë.

Trajneri Hansi Flick pranoi se stili i lojës së Barcelonës është “paksa ndryshe” për Araujon, pavarësisht se e cilësoi atë si një lojtar të jashtëzakonshëm.

Për Barcelonën, largimi sjell edhe lehtësim financiar, pasi Liverpooli do të mbulojë pagën e plotë të mbrojtësit gjatë sezonit.

Ndërsa për Araujon, aventura në Anfield është një mundësi për të rifituar vetëbesimin dhe për të dëshmuar sërish vlerat që e bënë një prej mbrojtësve më të rëndësishëm të Barcelonës. /Telegrafi/